Djegia e shtëpisë afër QKUK-së, nuk ka të lënduar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, në Prishtinë. Fatmirësisht, nga zjarri që dogji kulmin e shtëpisë nuk ka të lënduar. Derisa ende nuk dihet shkaqet e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për KosovaPress se rreth orës 7:30 kanë marrë informacion për zjarr në një shtëpi në rrugën “Holger Petersen” në kryeqytet, për të dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë ai derisa ka shtuar se aktualisht policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

E komandati i Brigadës së Zjarrfikësve në  Prishtinë, Malë Gashi, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes tha se kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, gjë që çoi edhe në shuarjen e tij.

Ai theksoi se mund të digjeshin edhe shtëpitë e tjera, nëse nuk do të mbërrinin më kohë për shuarjen zjarrit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Edhe dëshmitarët thonë se ekipet e Policisë dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë me kohë në vendin e ngjarjes.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdigjet-nje-shtepi-tek-qkuk-ja/

Lidhur me këtë rast tregon edhe banori i lagjes, Milaim Canolli.  

Ndryshe, ekipi i Kosovapress-it ka provuar të flasë edhe me familjen shtëpia e të cilës u kaplua nga zjarri, mirëpo asnjë nga familjarët nuk ka pranuar të flasë./A.Drencia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024