​Në UP ose privat, vendimi i ri për profesorët vlerësohet pozitiv
Tema
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës u ka dhënë afat profesorëve deri më 20 shtator të këtij viti të ndajnë mendjen nëse duan të angazhohen në universitetin publik apo në kolegje private. Vendim i UP-së, që personeli akademik mos të mund të angazhohet në të dy institucionet përnjëherësh, atë publik dhe privat, cilësohet si vendim me pikënisje të mirë nga njohës të arsimit si dhe studentët.

Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, deklaroi për KosovaPress se ky vendim do të ndikojë që të rritet cilësia e studimeve dhe se profesorët do të kenë përgjegjësi dhe përkushtim të plotë ndaj studentëve.

Qehaja tha ky vendim nuk do të dëmtojë as Universitetin e Prishtinës, por as kolegjet private, pasi edhe numri i të angazhuarve në publik dhe privat nuk është më i lartë si dikur.

https://kosovapress.com/admin/bie-numri-i-aplikimeve-ne-up-rektorati-nder-arsyet-edhe-largimi-i-te-rinjve/

Ndërkaq, ky vendim i Universitetit të Prishtinës konsiderohet i qëlluar nga organizatat studentore. Kryetari i Parlamentit Studentor, Qlirim Hoti i cili tha se ky vendim rrit dukshëm performancën e stafit akademik.

Ai shtoi se shumica e profesorëve nuk e kanë pasur fokusin maksimal në mbajtjen e ligjëratave brenda universitetit publik, por më shumë në kolegje private.

Festim Tasholli, nga organizata tjetër studentore “Unioni Demokratik Studentor”, tha se frika e tyre e vetme si studentë është largimi i profesorëve me eksperiencë nga UP-ja në kolegje private për shkak të pagave.

KosovaPress ka kontaktuar edhe Rektoriatin e Universitetit të Prishtinës në lidhje me numrin e profesorëve që kanë angazhime të dyfishta, si dhe për masat që mund të merren ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Këshilli Drejtues i UP-së, me 28 korrik të këtij viti, ka marrë vendim që mos të lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen e çfarëdo forme të kolegjit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional./Z.Zeneli/

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/platformat-me-te-medha-online-zbulojne-pese-profesoret-shqiptare-me-me-shume-kontribute-ne-shkence/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024