​Rruga drejt Kupës së Botës 2027 në basketboll: Kosova në vazon e dytë
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Rruga drejt FIBA Kupës së Botës 2027 do të fillojë nga Raundi i Parë i Parakualifikimeve Evropiane.

Shorti do të hidhet në Munih të Gjermanisë të martën më 8 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e FIBA-s në YouTube nga ora 11:00.

Në raundin e parë do të jenë 10 shtete pjesëmarrëse, të cilat do të ndahen në tre grupe. Grupi A do të përmbajë katër ekipe, ndërsa grupet B dhe C do të përfshijnë nga tre Kombëtare.

Kombëtaret do të luajnë me njëra-tjetrën në grupin e tyre në shtëpi dhe jashtë.

Vazo 1: Rumania, Zvicra, Austria

Vazo 2: Luksemburgu, Kosova, Armenia

Vazo 3: Norvegjia, Irlanda, Shqipëria

Vazo 4: Azerbajxhani

Armenia dhe Azerbajxhani nuk mund të përfshihen në të njëjtin grup, sipas vendimit të Bordit të FIBA Europe.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025 me dy ditë lojërash në çdo dritare.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024