Qeveria kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese
Tema
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës kërkon nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas uljes së mëtejshme të prezencës së policisë në dhe rreth objekteve komunale. Sipas ekzekutivit, ata mbeten të përkushtuar për deeskalim të situatës në veri dhe këtë e dëshmon edhe implementimi i marrëveshjes së Bratisllavës. Mirëpo, partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se Kosova vazhdon të jetë nën masa për shkak të qasjes së gabuar të kryeministrit Albin Kurti.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit në dialog, Besnik Bislimi, thonë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe si të tilla duhet hequr.

Por, kritik ndaj Qeverisë është anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, i cili thotë për KosovaPress se Kosova vazhdon të jetë e ndëshkuar nga Bashkimi Evropian për shkak të politikës së gabuar të kryeministrit Albin Kurti në dialog dhe në veri.

Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku shprehet për KosovaPress se përkundër hapave për depërshkallëzimin e situatës në veri, nuk ka asnjë lëvizje në lidhje me largimin e masave ndëshkuese.

Kohë më parë, në një takim me gazetarë, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nuk mendon që duhen shpallur zgjedhjet e reja në veri pa u hequr masat ndëshkuese. Këtë e ka përsëritur më pas edhe kryeministri Albin Kurti. Këto deklarata janë intepretuar si kushtëzim ndaj BE-së.

Analisti Maloku është skeptik se të plotësohën kërkesat e Qeverisë. Sipas tij, masat do të largohen pas shpalljes së zgjedhjeve të reja dhe depërshkallëzimit të plotë të situatës në komunat veriore.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos marrjes së veprimeve për shtensionimin e situatës në veri.  Këto masa kanë hyrë në fuqi më 28 qershor, derisa përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Bashkimi Evropian ka kërkuar përkushtim më të madh nga pala kosovare për zbatimin e kërkesave për shtensionimin e plotë të situatës në veri, ku përfshihet edhe shpallja e zgjedhjeve në veri./E.Zeqiri

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bbislimi-nuk-duhet-te-shpallen-zgjedhjet-ne-veri-pa-u-hequr-sanksionet/
https://kosovapress.com/admin/haradinaj-ikja-e-pergjegjesise-nga-kurti-na-solli-te-sanksionet/
https://kosovapress.com/admin/bajrami-muratit-kjo-propagande-nuk-te-kalon-kulmi-i-deshtimit-jane-sanksionet-ndaj-kosoves/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsituata-ne-veri-murati-sanksionet-do-te-duhej-ti-vendoseshin-serbise/
https://kosovapress.com/admin/gashi-sanksionet-jane-jashtezakonisht-te-rrezikshme-per-kosoven/
https://kosovapress.com/admin/gashi-sanksionet-jane-jashtezakonisht-te-rrezikshme-per-kosoven/
https://kosovapress.com/admin/masat-e-reja-borrell-politike-dhe-ekonomike/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024