Diskualifikohet Mashitoa, fiton Xhoxhaj
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe meçi i shtatë i natës së madhe të boksit në stadiumin "Fadil Vokrri", ku boksierët shqiptarë nuk po ndalen së fituari.

Radha për fitore tani ishte për Armend Xhoxhaj, i cili e mposhti boksierin nga Afrika e Jugut, Lebogang Mashitoa, raporton KosovaPress.

Mashitoa u diskualifikua pasi që kishte zbathur këpucën e tij në ring, gjë e cila është e ndaluar, dhe e penalizoi atë me humbje përballë Xhoxhajt.

Pas fitores, Xhoxhaj nuk tregoi mëshirë për kundërshtarin afrikan, duke thënë se ai është i mësuar të ec zbathur pa këpuca në vendin e tij.

"Janë mësuar këta në Afrikë me ec dath pa këpuca. Kam mundur luftën ta përfundojë edhe para kohës, kundërshtari është mësuar zbathur, faleminderit shumë Robinit, i uroj fitore!", tha Xhoxhaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024