Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me rastin në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.
ShSKUK ka bërë të ditur se trajtim mjekësor kanë kërkuar 17 persona, derisa një person, përkundër përpjekjeve, ka humbur jetën në mjekim intensiv.“5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë .Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror. Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17.”, është bërë e ditur në njoftim.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka informuar se nga 17 të lënduarit, shtatë janë lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta.