Kërkohet dorëheqja e kryetarëve të katër komunave veriore
Tema
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarët e katër komunave në veri duhet të japin dorëheqje, pasi shkarkimi përmes peticionit qytetar zvarrit shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri, thonë njohësit e proceseve zgjedhore dhe analistët politikë. Sipas tyre, pavarësisht nisjes së procedurave për hartimin e një udhëzimi administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri, duhet një marrëveshje politike që këta të fundit të japin dorëheqje, pasi stërzgjatja e zgjedhjeve të reja në veri i shkon përshtati vetëm Serbisë.

Njohësi i proceseve zgjedhore, njëherësh ish-kryetar i KQZ-së, Mazllum Baraliu thotë për KosovaPress se iniciativa e qeverisë për hartimin e një udhëzimi administrativ është legjitime, pasi njëra nga mënyrat e shkuarjes në zgjedhje në veri është edhe peticioni qytetar.

Ai edhe tregon procedurat si duhet të ndiqen nëse shkohet në këtë formë, mirëpo nënvizon se rruga më e lehtë dhe shpejtë edhe për t’i plotësuar kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë është dorëheqja e kryetarëve.

Skeptik se do të ketë sukses peticioni për shkarkimin e kryetarëve është edhe analisti politik, Albinot Maloku.

Ai thotë për KosovaPress se faktori ndërkombëtar nuk është i interesuar për këtë model, andaj duhet të insistohet që kryetarët të japin dorëheqje sa më shpejtë dhe të shpallen zgjedhjet në veri.

Lajmi i plotë është në sistemin në parapagim.

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka formuar një grup punues për hartimin e një udhëzimi administrativ për për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Ky udhëzim administrativ është thënë se do të hartohet deri më 1 shtator.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, vazhdimisht e ka shprehur se dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore është zgjidhje më e lehtë dhe shpejtë për shtensionimin e plotë të situatës në veri./E.Zeqiri/

https://kosovapress.com/admin/qeveria-ti-degjoje-keshillat-e-sekretarit-amerikan-kryetaret-ne-veri-te-dorehiqen/
https://kosovapress.com/admin/bislimi-kryetaret-ne-veri-mund-te-ushtrojne-pergjegjesite-vetem-nga-ndertesat-e-komunes/
https://kosovapress.com/admin/szunyog-flet-pas-takimit-tregon-cka-kerkoi-nga-kryetaret-e-komunave-veriore/
https://kosovapress.com/admin/krasniqi-takon-tre-kryetaret-ne-veri-komunat-do-ti-kthehen-normalitetit-te-munguar/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024