Dhjetëra të vdekur pasi autobusi me emigrantë u përplas në një luginë në Meksikë
Bota
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë u lënduan, shumica e të cilëve ishin shtetas të huaj, kur autobusi që po i transportonte ra në një luginë në veriperëndim të Meksikës të enjten.

Autobusi, i cili po transportonte rreth 42 pasagjerë nga India, Republika Domenikane dhe disa vende afrikane, po udhëtonte nga Mexico City për në Tijuana, e cila kufizohet me San Diego në shtetin e Kalifornisë, nga ku shumë emigrantë përpiqen të kërkojnë strehim në SHBA, njoftuan mediat lokale, duke cituar zyrtarë.

Autobusi ra nga një lartësi prej 40 metrash, sipas një deklarate nga Mbrojtja Civile dhe Zjarrfikësit e Nayarit.

Nga aksidenti kanë humbur jetën 18 persona, mes tyre tre fëmijë, ndërsa 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Anadolu Agency.

Shoferi i autobusit, i cili i mbijetoi përplasjes, është arrestuar me dyshimin për shpejtësi tej normave të lejuara, çka bëri që ai të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej në një luginë pranë kryeqytetit të shtetit Tepic.

Besohet se pasagjerët në autobus ishin emigrantë të parregullt që tentonin të kalonin kufirin amerikan.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,521
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024