PDK: Qeveria Kurti është rreziku kryesor për rendin demokratik në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për rrezikim të rendit demokratik në vend. Sipas partisë më të madhe opozitare në Kuvend, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për zyrtarët publikë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kryeministrit Albin Kurti.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, në një konferencë për medie të premten tha se Qeveria Kurti, në 900 ditë të qeverisjes së tyre është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme.

“Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë”, tha ai.

Kritik ndaj ekzekutivit u shfaq edhe avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, i cili tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar nenet kyçe të Ligjit për zyrtarët publik është historik.

Sipas tij, Kushtetuesja rrëzoi përpjekjet e qeverisë për të vënë kontroll të plotë mbi Administratën e Shtetit.

I pyetur nga gazetarët, Nikaj i PDK-së, foli edhe për vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për zvogëlim edhe të 25 për qind të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ai kritikoi Kurtin për qasjen e tij në raport me situatën në veri, pasi siç tha Kosova vazhdon të jetë nën sanksione./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024