Kroçera “Club med II” me 283 turistë nga Belgjika e Franca në Portin e Vlorës
Turizem
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kroçera “CLUB MED II“ me 283 turistë nga vende të ndryshme si Francë, Belgjikë, Itali, Algjeri etj mbërriti sot në radën e Portit të Vlorës

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare turistët do të dalin me mjetet e vogla lundruese në portin e Vlorës për procedurat e nevojshme kufitare dhe më pas për të vizituar pikat e ndryshme turistike.

Krocera CLUB MED II ka ardhur nga Zakinthos – Greqi ku do të qëndrojë deri në orën 18:00 në radën e Vlorës dhe me pas do të niset për destinacion Korfuz – Greqi.

Qyteti i Vlorës mbetet një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, shkruan ATSh.

Mbërritja e kroçerave është pjesë e axhendës së Mesdheut, ku qyteti i Vlorës tashmë zë një vend të veçantë. Mjaft agjenci turistike janë përfshirë në këtë drejtim, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet më tej.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024