RrGK mirëpret vendimin për Krivaqën: I ulët dënimi ndaj Arbër Sejdiut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Rrjeti i grave të Kosovës mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Por, RrGK vlerëson se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët  për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t'i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykates Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë.”, u bë e ditur në komunikatë.

RrGK shtoi se mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdardan-krivaqa-denohet-me-burgim-te-perjetshem/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024