Italia përgatitet për tri ditë mot ekstrem
Lexohet për: 1 min.
itali
1 vit më parë
Linku u kopjua

Italia është e përgatitur për tre ditë moti potencialisht ekstrem, duke filluar nga e premtja, kur cikloni Circe parashikohet të godasë vendin, duke sjellur stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

Meteorologu i iLMeteo.it Lorenzo Tedici tha se temperaturat parashikohet të bien të paktën 10 gradë Celsius.

Liguria, Toscana veriore, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia janë rajonet që parashikohen të goditen së pari nga stuhitë, shkruan ANSA, përcjell KosovaPress.

Italia është goditur nga një sërë valësh të jashtëzakonshme të nxehti muajin e kaluar si dhe nga valë stuhish shkatërruese.

Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e forta, stuhitë me breshër, erërat e forta dhe përmbytjet.

Në mesin e majit përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet kanë lënë 15 të vdekur dhe kanë shkaktuar miliarda euro dëme në bujqësi, ekonomi dhe infrastrukturë.

https://kosovapress.com/admin/italia-vazhdon-te-jete-nen-kontrollin-e-vales-se-te-nxehtit-ekstrem/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024