Deri në dy orë pritje në dalje në Merdarë, kolona deri në 600 metra
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.

Pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në pikat e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ndërsa pikat më të ngarkuara kufitare në dalje janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, shkruan KosovaPress

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në hyrje, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë 30-35 minuta, derisa kolonat janë 150 metra. 30 deri në 35 minuta pritjet në hyrje janë edhe në pikën e kalimit kufitar Muçibabë, ndërsa kolona është 150 metra.

Ndërkaq, pritje më të gjata ka në dalje të vendit. Në Merdarë, mërgimtarët po presin deri në dy orë, derisa kolona është 500-600 metra. Ndërsa, te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 30-35 minuta e kolonat deri në 150 metra.

Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/mergimtaret-po-presin-dy-ore-per-te-hyre-ne-kosove-nje-ore-ne-dalje/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
484
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024