Parashikimi i motit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh se sot (e hënë) të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, vranësirat në pjesën e parë të ditës vende-vende mund të sjellin reshje afatshkurta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius.

Instituti ka njoftuar se kjo javë do të jetë kryesisht e nxehtë, por po përmbyllet një muaj me temperatura mesatare maksimale ekstrem të larta dhe llogaritet që ky korrik të jetë muaji më i nxehtë i korrikeve prej se kur kanë filluar matjet profesionale meteorologjike (1854 Angli në laboratorin KJU).

Për shkak të temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse përpos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.

Sipas Institutit, ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt se sa parashikimet e shkencëtarëve të agjencive të fuqishme meteorologjike dhe tani nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë.

“Ky muaj me këto temperatura ekstreme nuk ka përfshirë vetëm Evropën por tri kontinente (Amerikën e Veriut, Azinë dhe Evropën). Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde”, thuhet në njoftim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
500
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024