Turizmi në Shqipëri, rritjes së fluksit turistik duhet t’i përgjigjet rritja e të hyrave fiskale
Turizem
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Shifrat e vizitorëve janë befasuese, jo vetëm për gjysmën e parë të vitit 2023. Janë pothuajse të pronotuara 100 për qind të gjitha njësitë akomoduese në bregdet, Saranda ka 90 për qind të shtëpive private të pronotuara për këtë sezon, ndërsa Shëngjini dhe Velipoja vijojnë të mbajnë çmime të pranueshme për të ofruar turistë, sidomos vendas, por edhe nga shqiptarët e Kosovës.

Pritshmëritë janë për rreth 8 deri 10 milionë vizitorë për vitin 2023. Një vit më parë u raportuan 7,5 milionë vizitorë.

Shtrirja pothuaje gjithë vjetore e sezonit turistik ka sjellë pikërisht edhe shtimin e nnumrit të vizitorëve. Por edhe fushatat sensibilizuese në rrjete sociale dhe blogerët kanë ndihur këtë proces.

Po a janë të hyrat nga turizmi në të njëjtin tregues ?

Në 2022 numri i turistëve ishte 7,5 milionë, numri i netë fjetjeve ishte vetëm 2,3 milionë shtretër. E habitshme të mendosh se turistët kanë qëndruar vetëm një ditë në Shqipëri dhe kanë vjetur tre turistë në një shtrat! Por nuk është kështu! Dhe kjo është pjesë e joformalizimit të këtij sektori.

Bizneset turistike kanë ofruar një zgjidhje, të cilën autoritetet përgjegjëse duhet ta marrin në konsideratë: Shoqata e Hoteleve dhe Restorantëve ka kërkuar që formalizimi i tregut të sigurohet duke i kërkuar Booking dhe Airbnbm dy motorëve të njohur ndërkombëtarë të pronotimeve turistike, një kërkesë: Që të mos regjistrohen subjekte pa nipt aktiv.

Kjo shoqatë kërkon nga Booking që faturën mujore për detyrimin e hotelit ta dërgojë me të dhënat tatimore të subjektit, adresë dhe nipt. Kjo do të sjellë që, në bazë të ligjit, sipërmaresit nuk do paguajmë më tatim të dyfishtë për për qindjen që ua dërgon Booking. Por edhe do të formalizojnë bizneset që ndodhen tërësisht jashtë sistemit fiskal.

Edhe pse janë bërë takime në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrinë e Financave dhe këto propozime janë mirëpritur, nuk ka ende një akt ligjor apo nënligjor, që synon shmangien tatimore, evazionin dhe mashtrimin tatimor me njësitë akomoduese private, që fillon me hotelet dhe përfundon me shtëpitë e dhëna me qera, për të cilat paguhet zero taksë turizmi. Biznesi sipërmarrës hotelerik e ka të domosdoshëm këtë formalizim. Po aq sa edhe akra e buxhetit të shtetit./RTSh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024