Ligji për KPK-në, Szunyog: Mirëpres gatishmërinë Konjufcës për konsultim me Komisionin e Venecias
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka potencuar sot se e mirëpret gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave.”, ka shkruar ai në Twitter.

Szunyog ka potencuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bhaxhiu-prezanton-pojektligjin-per-kpk-ne-opozita-e-konsideron-problematik/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024