“Sfidat për Special One janë vetëm inkurajim e motivim”, reagon Arbnor Rifati
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Fillimisht, lajmin për largimin e arrestit shtëpiak të Arbnor Rifatit e dha avokati i tij Edis Kuraja, ndërsa tani këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri kosovar.

Menjëherë pasi iu pushua masa e arrestit shtëpiak, Rifati reagoi në profilin e tij zyrtarë në “Facebook”, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhuruar ndaj tij dhe familjes së tij, raporton KosovaPress.

Po ashtu, Rifati premtoi se do punojë edhe më fuqishëm për të arritur sa më shumë suksese me klubin e tij, KB Prizrenin.

“Të dashur miq, shok e familjar.

Më lejoni së pari të ju falenderoj secilin për mesazhet e mbështetjen që ma keni dhënë në këto ditë të vështira për mua e familjen time. Nga sot zyrtarisht më është pushuar ndalesa e arrestit shtëpiak dhe tani jam i lirë. Edukimi familjar, personaliteti dhe integriteti im si njeri çdoherë ka qenë e bazuar që të punoj në parim me korektësi e drejtësi”, shkroi Rifati në “Facebook”.

“Falenderoj avokatin tim z.Edis Kuraja për gatishmërin dhe mbrojtjen profesionale e të suksesshëm. Falenderoj institucuonet gjyqësore për të cilët besoj fuqishëm në punën e tyre profesionale. Çdoherë kam servuar më të mirën për basketbollin, nga tash konfirmoj dhe premtoj që edhe më fuqishëm do punoj për klubin tim KB PRIZRENI për sukseset e rradhës. Nga zemra ju falenderoj edhe njëherë. Sfidat për Special One janë vetëm inkurajim e motivim”, shtoi më tej Rifati.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024