Rasti tragjik në familjen Bekteshi në Lipjan, qytetarët i shkojnë për ngushëllime
Lexohet për: 1 min.
e-pamja-per-gra
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qytetarë të shumtë i kanë shkuar për ngushëllime familjes Bekteshi në fshatin Rufc të Lipjanit, ku dje janë gjetur të vdekur tre anëtarët e kësaj familje. Babai, nëna dhe djali i tyre janë gjetur dje pasdite të vdekur, e që sipas policisë ka ndodhur si problem i brendshëm familjar.

Varrimi i viktimave do të bëhet sot në orën 19:00. Ndërkohë, KosovaPress ka tentuar të mësoi detaje nga familjarët, megjithatë, ata nuk kanë pranuar të flasin.

Policia sot ka dhënë detaje tjera, ku mësohet se në vendin ku ishin gjetur viktimat, janë gjetur edhe dy armë.

Kurse, Komuna e Lipjanit ka pezulluar të gjitha aktivitetet kulturore pas këtij rasti tragjik të ndodhur në familjen Bekteshi.

https://kosovapress.com/admin/rasti-tragjik-ne-lipjan-pezullohen-aktivitetet-e-mergata-fest-sport/
https://kosovapress.com/admin/vrasja-ne-lipjan-gjenden-dy-revole/
https://kosovapress.com/admin/gjenden-te-vdekur-nje-burre-gruaja-dhe-djali-i-tyre-ne-lipjan/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025