Murati: Ekonomia e Kosovës tejkaloi shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës
Biznes
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh sot se për herë të parë, ekonomia e Kosovës ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës.

Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, Murati ka potencuar se në fund të tremujorit të dytë sivjet, ka pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive.

“Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë. Punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës - Punësim e Drejtësi.”, ka shkruar ndër të tjera Murati në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/murati-sipas-ask-kemi-renie-te-thekuar-te-inflacionit/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
484
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024