BSh: Në fund të qershorit depozitat në lekë u rritën me 5.9 miliardë lekë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në fund të muajit qershorit 2023, stoku i depozitave në lekë arriti 547 miliardë lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSh-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, depozitat në lek u rritën me 1% ose 5.9 miliardë lekë më shumë.

BSh-ja vlerësoi se rritja e depozitave bankare ka ardhur si nga bizneset, ashtu dhe nga individët.

Kjo është rritja më e fortë që nga muaji dhjetor 2022 dhe e para pas pesë muajsh radhazi kur kursimet në monedhën vendase në banka ishin në tendencë rënëse, shkruan Atsh. Me bazë vjetore, kursimet në lekë janë rritur vetëm me 0.8%.

https://kosovapress.com/admin/shqiperi-importet-e-makinerive-dhe-pjeseve-te-kembimit-86-6-miliarde-leke/
https://kosovapress.com/admin/shqiperi-rritja-e-investimeve-private-u-mbeshtet-nga-gjendja-e-permiresuar-financiare/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024