​Tifozët serbë kërkojnë kthimin e ushtrisë në Kosovë, Bislimi: Janë mesazhe të Vuçiqit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se provokimet e mbrëmshme të tifozëve serbë në Beograd janë mesazhe jopublike të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Bislimi ka theksuar se e gjithë kjo ka ndodhur në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për çka ka shtuar se i gjithë aparati shtetëror i Serbisë është ndërtuar për të nxitur dhunë, terror dhe luftë.

Në një postim në Twitter, Bislimi ka thënë se “Delije” shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën. Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, ka shkruar Bislmi.

Mbrëmë mbështetësit e ekipit serb të futbollit “Crvena Zvezda Delije” kanë provokuar mbrëmë në Beograd duke vendosur një pankartë, ku citohej “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”, gjatë një ndeshjeje miqësore kundër klubit italian Fiorentina.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,992
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024