Viktimat e dhunës seksuale të luftës nuk janë përfituese të beneficioneve të parapara me ligj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth tri orë ka zgjatur Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ku kanë marrë pjesë anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale. Ky komision u mbajt me dyer të mbyllura, ku më pas u tha se të mbijetuarat nuk po përfitojnë nga beneficionet e parapara me ligj.

E ligji i miratuar në parlament, i cili mundëson vazhdimin edhe për dy vjet të tjera të afatit për aplikim, nuk është dekretuar ende nga presidentja.

Në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, janë në pritje për shqyrtim edhe 16 raste.

Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Leonora Selmani tha se ende nuk janë rihapur dyert për aplikim, meqë presidentja nuk e ka dekretuar ende ligjin.

Deri në kohën kur ka pasur afat për aplikim, janë deponuar mbi 1900 histori të grave e burrave nga Kosova.

Edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se në takimin e sotëm kanë diskutuar për avancimin e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Më tej, theksoi se janë dakorduar që të takohen me Komisionin për të Drejtat e Njeriut çdo gjashtë muaj.

Ajo shtoi se kanë rreth 700 raste që po i trajtojnë brenda organizatës, ku prej tyre tashmë kanë deponuar rastet e tyre mbi 500 gra e burra.

Ndërkaq, kryetarja e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj tha se ende të mbijetuarat e dhunës seksuale jetojnë nën petkun e stigmës. 

Ajo tha se gabimi më i madh i qeverisë është afatizimi për njohjen e statusit.

Aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj.

Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024.

Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018. /Sh.Pajaziti

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
485
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024