​Bislimi: Nuk duhet të shpallen zgjedhjet në veri pa u hequr sanksionet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhjet e reja për kryetarë të katër komunave veriore para se të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Bislimi, gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë, i pyetur nëse ka pajtueshmëri me ndërkombëtarët se si duhet të shkohet në zgjedhje, pa qëndrimeve të ndryshme në publik, ai u shpreh se “këto janë çështje të brendshme të Kosovës”.

Ideja e presidentes Vjosa Osmani që të shkohet përmes peticionit nuk dihet nëse ka bazë ligjore, ndërsa përfaqësuesi i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak duan një proces më të shpejtë.

Bislimi konfirmoi se nuk do t’ju kërkojnë 4 kryetarëve të komunave më veriore që të japin dorëheqje, madje as atyre që i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke u ndalur te masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian, Bislimi tha se ka marr zotime nga ndërmjetësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, se me marrëveshjen e Bratislavës janë plotësuar kushtet që ato të largohen. 

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024