Volejboll/ Kosova i jep fund aventurës kualifikuese në Çeki
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, i ka dhënë fund kualifikueseve të Kampionatit Evropian në Brno të Çekisë, me ndeshjen kundër Austrisë, të dielën pasdite.

"Dardanet" pësuan disfatë me rezultat 3-1 (25-19, 11-25, 16-25, 19-25), por duke treguar paraqitje dinjitoze në proces në disa momente gjatë ndeshjes.

Vashat kosovare treguan paraqitje brilante në setin e parë, të cilin arritën të fitojnë me gjashtë pikë diferencë. Megjithatë, në setet pasues, austriaket u konsoliduan dhe arritën përmbysjen, pavarësisht se ekipi ynë u mundua të bënte më shumë, sidomos në setin e katërt.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova U22 rikthehet në vendlindje ku do të përgatitet për garat tjera, me një eksperiencë të re Evropiane.

Selektori Ylli Kadriu është shprehur tejet i lumtur me grupin e vajzave, me punën e bërë, atmosferën dhe paraqitjen e tyre në secilën seancë stërvitore dhe ndeshje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024