AAK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për pagën minimale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Krahas AAK-së, kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji e mbështetën edhe dy deputetët e pavarur, Fatmir Humolli dhe Haki Abazi.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, teksa ka shprehur besimin që Gjykata Kushtetuese do ta jap vlerësimin e saj për Ligjin për pagën minimale, theksoi se ky rast do t’i thyej dy padrejtësi.

“Presim nga Gjykata Kushtetuese që ta vlerësojë dhe jemi të bindur që ky rast do të jetë rast i cili do t’i thyej dy padrejtësi. Padrejtësia e parë lidhet me mashtrimin flagrant të shumës së pagës minimale, i bëj pyetje publike kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Financave të na tregojë se kush e ka sot pagën 260 euro. Pra ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka pas më pak se 260 euro në sektorin privat dhe as publik. Pra, është një mashtrim i radhës dhe e dyta lidhet po ashtu me dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, lidhet me të drejtat e njeriut”, theksoi ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Javën që shkoi, Kuvendi i Kosovës me 60 vota pro dhe një abstenim miratoi Ligjin për pagën minimale.

Ky ligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 euro bruto, por kjo shifër është kundërshtuar nga partitë opozitare në vend, madje ata e bojkotuan seancën kur po votohej ky ligj.

Aktualisht paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro. /B.Ibishi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024