Me ritëm të lartë pune, Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius po përgatisin hapjen në Prishtina Mall të dyqaneve të tyre më të mëdha në Ballkan.
Markat e njohura të veshjeve po mbërrijnë në Prishtina Mall! Gjiganti i modës Inditex Group, po bëhet gati të transformojë përvojën e blerjeve me hapjen e dyqaneve më të mëdha dhe unike në Prishtina Mall.
Ky gjigant i modës do të sjellë përjetime të reja në këtë industri përmes ndërthurjes së dizajnit bashkëkohor dhe elegancës së përjetshme.
Bëhuni gati për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius në Prishtina Mall dhe merrni pjesë në revolucionin që do sjellin këto brende në fushën e modës në Kosovës me produktet e tyre, të cilat ofrojnë përshtatje të larmishme për të gjithë, duke përfshirë të rinjtë dhe të rriturit.
Prishtina Mall është qendra më e madhe argëtuese dhe tregtare në Evropën Juglindore me sipërfaqe të përgjithshme prej 239,111 m2 dhe hapësira për shitje prej 114,699 m2.
Prishtina Mall është destinacioni i shopping-ut dhe zbavitjes për të gjitha vendet e rajonit. Kjo qendër ofron hapësirën më të madhe për lojëra argëtuese në Evropë, me plot 11,000 m2 që do t’i kushtohet gëzimit dhe argëtimit, me të gjitha llojet e lojërave dhe aktiviteteve për fëmijë dhe të rritur.