Legjenda e United i tregon Rashfordit çfarë duhet të bëjë për ta arritur nivelin e Haaland
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Wayne Rooeny e ka sfiduar Marcus Rashfordin për ta rikthyer Manchester United në rrugën e fitimit të trofeve, pasi që ylli anglez rinovoi kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”.

Rashford i ka besuar të ardhmen e tij United duke nënshkruar një kontratë të re pesë vjeçare me klubin, nga e cila do të përfitojë plot 300 mijë paunds në javë, raporton KosovaPress.

Rooney lavdëroi reprezentuesin anglez përpara se t'i bënte thirrje që t'i bashkohej një grupi elitar sulmuesish duke e udhëhequr Unitedin drejt trofeve të tjerë.

“Unë mendoj se Marcus Rashford është një talent i jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur që ai nënshkroi një marrëveshje të re. Unë mendoj se pesë vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme në trashëgiminë e tij”, tha Rooney.

“Ai mund të shënojë shumë gola, por nëse me të vërtetë dëshiron të shkojë në atë nivel në të cilin janë Mbappe dhe Haaland, ai me të vërtetë duhet të jetë njeriu për ta rikthyer Manchester Unitedin te fitimi i titujve dhe shpresoj se mund ta bëjë”, tha më tej Rooney.

United ka dështuar të fitojë Premier Ligën që nga sezoni i fundit i Sir Alex Ferguson në vitin 2013, ndërsa titullin e fundit të Ligës së Kampionëve në vitin 2008.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024