Zgjedhni UBT-në dhe pajisuni me diplomë të dyfishtë nga universitetet e njohura evropiane
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Mundësia për të pasur një diplomë nga ndonjë prej universiteteve të njohura evropiane është ëndërr dhe dëshirë e çdo të riut, duke pasur parasysh koston e arsimimit në vendet evropiane. Aktualisht është mjaft e vështirë të gjesh universitete ndërkombëtare që ofrojnë arsim të cilësisë së lartë me një tarifë të ulët.

Për këtë arsye UBT që nga themelimi krijoi ura bashkëpunimi me shumë universitete prestigjioze me qëllim që studentëve të mundësoj marrjen e diplomave të dyfishta pa i ngarkuar ata me tarifa të larta të shkollimit dhe te jetës në vendet evropiane.

Të gjitha programet ndërkombëtare që i ofron UBT mundësojnë që studimet të ndiqen nga Kosova, pa pasur nevojë që studentët të udhëtojnë në vendet që dëshirojnë të studiojnë.

Programet e ndryshme ndërkombëtare që ofrohen në UBT, janë falë marrëveshjeve të arritura me mbi  500 universitete evropiane dhe botërore, në kuadër të së cilave mundësohen diploma të dyfishta në fusha të ndryshme studimi.

Të interesuarit mund të jenë pjesë e studimeve ndërkombëtare në universitetet më të mira në botë, duke përfituar edhe bursë të plotë përmes partneritetit që UBT ka me shumë universitete që janë pjesë e programit “Erasmus +”.

UBT në kuadër të programeve ndërkombëtare të studimeve kombinon pjesën teorike dhe atë praktike, praktika, të cilat i zbaton në kampuset inovative që posedon, me ç’rast ligjërojnë profesor me renome ndërkombëtare nga universitetet më prestigjioze të botës.

https://kosovapress.com/admin/ubt-vleresohet-me-cmimin-europian-young-entepreneurial-university-of-the-year/
https://kosovapress.com/admin/ubt-nenshkruan-memorandum-mirekuptimi-me-university-of-seoul-nga-koreja-e-jugut/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024