Dy ndeshje të Ligës së Konferencës drejtohen nga gjyqtarë kosovarë
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë do të drejtohen nga gjyqtarë kosovarë.

Në ndeshjen midis Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte nga ora 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati i cili do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut dhe La Floritës, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.

Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
461
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024