Sot është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes murtaja afrikane e derrit (MAD) në Komunën e Kllokotit, për çka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndarë edhe disa këshilla se si të mbrohen fermat nga infektimi me këtë sëmundje, shkruan KosovaPress.
AUV ka renditur 10 këshilla për fermerët që mbajnë derra:
• Mbani derrat në kushte të mira
• Mos shkoni në tregje apo vende tjera ku ka derra
• Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
• Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
• Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent
• Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmojë për asgjësim
Ndryshe, në komunikatën e AUVK bëhet e ditur se ekipet e inspektorëve veterinarë bashkë me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur në Komunën e Kllokotit dhe se është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës.
AUV apelon të gjithë fermerët që të raportojnë për çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes.