Mehaj: Me shpirtin e trashëguar nga UÇK dhe me pajisjet moderne, FSK bëhet e pathyeshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas blerjes së dronëve Bayraktar, u shpreh se prioritet i tij ishte pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit.

Ai potencoi se dronët Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit, posedimit i të cilëve, sipas tij, është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit.

“Ushtria jonë pajiset me dronë Bayraktar! Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së.  Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilë do të vazhdojmë të rrugëtojmë krahë për krahë gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhështor.”, shkroi Mehaj në Facebook.

Ministri potencoi se furnizohen çdo ditë për të ngritur kapacitetet.

 “Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona, projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenjë drejt zhvillimit të forcës tonë. FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.”, shkroi tutje Mehaj.

Ai nënvizoi se Kosova duhet të jetë vendi i 33-të që anëtarësohet në NATO dhe shtoi se detyrat në këtë rrugë do t'i kryejnë me përkushtim dhe “së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspirate”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024