Dy shok-bomba shpërthejnë në oborrin e një shtëpie në veri
Siguri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy shok-bomba kanë shpërthyer të shtunën në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në veri të Mitrovicës.

Policia ka informuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimet e shok-bombave.

“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës  në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba)  ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti do të vazhdojë të hetohet./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/dy-shperthime-ne-veri-nuk-ka-te-lenduar/
https://kosovapress.com/admin/policia-e-kosoves-sulmohet-me-shok-bomba-gjate-nates-ne-veri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024