Pro dhe kundër protestës së sotme, ja çka thonë qytetarët për veteranët
Tema
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ora 18:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Ata kanë disa kërkesa për çështjet aktuale politike, si dhe kundër ligjit për pagën minimale, në të cilin luftëtarët nuk janë përfshirë.

Ndërkohë, KosovaPress ka pyetur qytetarët lidhur me protestën e sotme, për të cilën disa japin mbështetje e disa jo.

Qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin, veteranët nuk përfshihen në rritjen e pagës minimale.

Qytetari nga Prishtina, Bajram Kastrati tha se populli duhet t’i përkrahë veteranët e UÇK-së dhe se protesta që do të mbahet është e drejtë.

Po ashtu, edhe Ismet Jashari tha se do të marrë pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së.

Edhe qytetari Admiri tha se ka përkrahje të plotë për veteranët e UÇK-së. Ai shtoi se duhet të ekzistojë ndonjë ligj i veçantë për veteranët.

Ndërsa, qytetari nga Prishtina, Hasimi nuk e përkrahë protestën e sotshme të veteranëve të UÇK-së. Ai tha se duhet të pastrohen listat e veteranëve dhe të marrin meritat vetëm veteranët e vërtet.

Edhe Mirsad Krasniqi është shprehur se përkrahje meritojnë vetëm veteranët e vërtet dhe jo veteranët e rrejshëm.

Përndryshe, veteranët sot kanë paralajmëruar një protestë e cila nis në orën 18:00, në sheshin “Skënderbeu”. Ata protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024