Jumbo tashmë edhe në Pejë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Jumbo hapi sot dyert e dyqanit të tij të shtatë në Kosovë dhe të 23-të të rrjetit të tij, duke zgjeruar edhe më shumë prezencën në tregun vendas.

Dyqani i ri në qytetin e Pejës, me vendndodhje në “American Retail Park” do të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme në blerje duke ofruar shërbim cilësor, produkte të standardeve europiane, me çmime konkurruese në treg.

Gjatë inagurimit Drilona Maloku, Menaxhere e Jumbo Kosova, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen. Gjithashtu ndër të tjera përmendi se hapja e dyqanit të ri erdhi si kërkesë e tregut dhe Jumbo i plotëson më së miri nevojat e klientëve.

Ajo i ftoi të gjithë banorët e Pejës dhe zonave të afërta për të festuar hapjen e dyqanit të ri.

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jumbo nuk është vetëm një dyqan, por një vend që i ofron klientëve mundësinë të përjetojnë çdo stinë, festë, dëshirë apo hobi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024