Vendos OVL-UÇK: Do të pengojmë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) të premten ka vendosur që të pengojë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat.

Reagimi i kësaj organizate ndodh për shkak të përjashtimit të veteranëve nga paga minimale, që është miratuar në lexim të dytë të enjten në Kuvendin e Kosovës.  

Pas mbledhjes së OVL-UÇK, u bë e ditur se do të përkrahin protestën e nesërme (e shtunë) që do të nis nga ora 18:00, por që paralajmëruan edhe protesta të tjera.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha se Kuvendi i Kosovës jashtëligjshëm ka miratuar Ligjin për pagën minimale, i cili nuk përfshin veteranët e luftës.

Ai theksoi se nga viti i kaluar kanë bërë të ditur qëndrimet e organizatës që do të pengojnë punën e institucioneve, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Kryesia mori vendim që sa të mundemi qoftë me pesë apo dhjetë persona të pengojmë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të mos i lejojmë që t’i mbajnë”, deklaroi Klinaku.

Po ashtu, ai shtoi se ka qenë i informuar që kjo nismë ligjore ishte tërhequr para tri ditëve.

Në konferencë për media, Klinaku shtoi se do të duhej të merrnin pjesë në diskutimet publike dhe se konsideron se miratimi i këtij projektligji është bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Për më tepër, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga ky ligj.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Në seancën e së enjtes në mbrëmje, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligji për pagën minimale, ku nuk janë të përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së. /Sh.Pajaziti/

https://kosovapress.com/admin/miratohet-projektligji-per-pagen-minimale/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
478
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024