Nesër protestojnë veteranët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nesër do të mbajnë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kështu është bërë e ditur përmes një postimi nga kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.

Në njoftim është potencuar se do të protestohet kundër skandaleve qeveritare.

“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK.”, është shkruar ndër të tjera në njoftim.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar mbrëmë (13 korrik) Projektligjin për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë veteranët./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/perjashtohen-veteranet-nga-paga-minimale-reagon-ovl-uck/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024