Një person gjendet i vdekur afër një shtëpie që ishte përfshirë nga zjarri
Siguri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person u gjet i vdekur dje në Lipjan, në afërsi të një shtëpie të pabanuar, e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, informoi Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/zjarr-ne-nje-shtepi-ne-prishtine-shkak-faktori-njeri/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdigjet-nje-shtepi-ne-mitrovice/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024