Miratohet Projektligji për pagën minimale
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ky projektligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 bruto.

Për këtë projektligj votuan vetëm deputetët e mazhorancës, ku 60 prej tyre votuan pro, kurse një deputet abstenoi.

Të pranishme për këtë projektligj nuk ishin deputetët e partive opozitare, të cilët pas zhvillimeve të sotme në Kuvend lëshuan sallën plenare./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024