Baraliu: Kusari do të duhej të jepte dorëheqje një minutë pas publikimit të bisedave me Simiqin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Analisti Bleron Baraliu ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvzijes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila do të duhej të jepte dorëheqje pas publikimit të bisedave me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo është dashur të ndodhte një minutë pas daljes së incizimit në publik.

“Në secilën demokraci normale Mimoza Kusari do të duhej të jepte dorëheqje një orë pas takimit të tillë me Sllavkon, e nëse jo atëherë, atëherë një minut pas daljes së inçizimit në publik.  Kaq e thjeshtë është kjo. Nuk ka rëndësi që 'gazetari' 'zbulues' po e interpreton e keqinterpretpn secilën germë e fjalë të inçizimit, as kur po mundohet me na bindë se nuk e ka marrë inçizimin direkt prej Sllavkos (gati i mbet n'fyt diçka tuj 'qartësu' këtë).  Në inçizim ka mjaft çaste të hipokrizisë e marrëzisë që nuk i përkasin një deputeti, aq më pak një udhëheqëse të grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Baraliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024