​Sveçla: Rasti në Veriq të zbardhet sa më shpejtë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qëndruar në fshatin Veriq të Istogut ku ka vizituar shtëpinë e djegur të një qytetari të nacionalitetit serb.

Sveçla ka deklaruar se rasti duhet të zbardhet sa më shpejtë të jetë e mundur ndërsa ka theksuar se Kosova është vend demorkatik në të cilën jetojnë të gjithë qytetarët pa dallim.

“Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast. Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis”, shkroi Sveçla.

Në lidhej me këtë rast, një ditë më parë kishte reaguar edhe ambasadori Hovenier si dhe KMDLNJ.

https://kosovapress.com/admin/hovenier-denon-djegien-e-nje-shtepie-per-te-kthyerit-ne-istog/
https://kosovapress.com/admin/djegia-e-shtepise-ne-istog-kmdlnj-qeveria-te-ndaje-mjete-te-nevojshme-financiare/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,988
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024