Veriu i Kosovës, temë ndërmjet Ramës dhe Erdoganit në Lituani
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjendet në Vilnius të Lituanisë, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s.

Në kuadër të këtij samiti, kryeministri shqiptar u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Rama potencoi se Erdganin biseduan edhe për veriun e Kosovës.

“Vilnius, Lituani - Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkroi Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në Lituani u takua edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/rama-ne-lituani-takohet-me-presidentin-francez/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024