Shkëndija dhe Dinamo mësojnë grupet në Ligën e Parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy skuadrat kosovare, Shkëndija e Hajvalisë dhe Dinamo e Ferizajt do të vazhdojnë garat e sezonit të ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Shkëndija, e cila u ngjit në Ligën e Parë si kampione dhe Dinamo që siguroi ngjitjen si nënkampion i Ligës së Dytë, tani kanë mësuar edhe grupet se ku do të zhvillojnë garat e sezonit 2023/24, raporton KosovaPress.

Në shortin që u hodh sot, FFK bëri të ditur se Shkëndija do të garojë në Grupin B të Ligës së Parë, kurse Dinamo do të garojë në Grupin A.

Në Grupin A të Ligës së Parë do të garojnë Trepça’89, Drenica, Trepça, Phoenix, Istogu, Rilindja 1974, Rahoveci, Vëllaznimi, Suhareka dhe tashmë edhe Dinamo.

Ndërkaq, pjesë e Grupit B, përveç Dinamos do të jenë edhe Ferizaji, Ulpiana, Flamurtari, Ramiz Sadiku, 2 Korriku, Kika, Vllaznia, Vjosa dhe Vushtrria.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024