Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Derisa po intervistohet nga prokurorja Clarie Lawson, Mustafa po tregon rreth kodeve që sipas tij i kanë mbajtur në periudhën e luftës.
Fillimisht ai është pyetur për një rast në fshatin Likoc, ku Mustafa ka thënë se kishte shkuar për të marrë Kadri Kastratin.
"E di se emërimet si Dardania, Buna, Kështjella, këto kanë qenë të miratuara nga Shtabi i Përgjithshëm, kurse numrat i kemi vendosur vet, mirëpo mund edhe të gabohem tash. Sidoqoftë është numri i njësive që i kemi vendosur në bazë të së cilëve kemi komunikuar me radiolidhje, me njësitet vartëse të mija kemi komunikuar vetëm ne në mes veti, jo të tjerët", ka thënë Mustafa.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Ai është betuar si dëshmitar të martën para turpit gjykues në Hagë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.
Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.