Pulisic arrin në Milano (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Finalizimi i transferimit të Christian Pulisic te Milani tani është vetëm çështje kohe.

Ylli amerikan veçse ka mbërritur në Milano, dhe gjeti kohë për mesazhin e tij të parë drejt tifozëve “Rossonerë”, raporton KosovaPress.

“Mezi pres që t’ia fillojë”, tha Pulisic.

Pulisic ka mbërritur në Itali dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot, para se të finalizojë transferimin te Milani nga skuadra e Chelseat.

Marrëveshje mes Milanit dhe Chelseat pritet të kap shifrën e 20 milionë eurove, si dhe dy milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Pulisic arriti në mëngjesin e sotëm në aeroportin Linate të Milanos, dhe Milani ka postuar dy video të arritjes së yllit amerikan në “Instagram”.

Në njërën prej tyre, Pulisic dërgoi mesazhin e parë drejt tifozëve të tij të rinj.

“Vetëm sa kam mbërritur në Milan, jam tejet i emocionuar që jam këtu dhe mezi prej që t’ia fillojë”, tha Pulisic.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024