Ish-komandant Remi i tregon Gjykatës Speciale përgjegjësitë e tij gjatë luftës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, e ka përfunduar ditën e parë të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para trupit gjykues, ai ka treguar për përgjegjësitë që ka pasur si udhëheqës, duke theksuar se vendimet për zonën që e ka drejtuar i ka marrë ai vet dhe jo Shtabi i Përgjithshëm.

Ish-komandant Remi ka deklaruar se emërimet në Zonën Operative të Llapit i ka bërë ai, apo janë bërë gjithmonë me miratimin e tij.

Ai ka përmendur Kadri Kastratin si zëvendës të tij ndërsa Nuredin Ibishin si shef shtabi.

Pjesë nga dëshmia e ish-komandant Remit:

Prokurorja Lawson: A e respektuan forcat serbe marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi në tetor të vitit 1998?

Mustafa: Jo

Prokurorja Lawson: Çfarë bënë ata që tregonte se ata e shkelën atë marrëveshje?

Mustafa: Ata ishin të paligjshëm në vendin tonë, çdo gjë që bënin ata e cenonin marrëveshjen, e cenonin integritetin e vendit tonë, luftonin tona forcat tona dhe popullatën e vendit, dhe bënin gjithë atë regresion mbi popullatën shqiptare.

Prokurorja Lawson: Nga nëntori i vitit 1998 çfarë pozicioni gjeografik kishte UÇK në Zonën Operative të Llapit?

Mustafa: Për ne ishte vijë e luftës nga Majaci, vija përreth Podujevës, deri te fshatrat Dobratin përfshi edhe Llapashticën.

Prokurorja Lawson: Sa kohë zgjati kjo mbrojtja e kësaj zone?

Mustafa: Deri pas përfshirjes së forcave të NATO-s në bombardimin e forcave armike.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Dëshmia e ish-komandant Remit në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të vazhdojë të mërkurën në Gjykatën Speciale në Hagë.

https://kosovapress.com/admin/rasti-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-rrustem-mustafa-paraqitet-ne-gjykatoren-e-hages/
https://kosovapress.com/admin/remi-zyrtaret-per-informim-ne-zonen-e-operative-te-llapit-i-kam-caktuar-une-jo-shtabi/
https://kosovapress.com/admin/zps-kerkon-pranimin-e-deklaratave-te-nje-deshmitari-mbrojtja-do-intervistim-ne-gjykatore/
https://kosovapress.com/admin/rrezohet-kerkesa-e-prokurorise-per-pranimin-e-deshmise-ne-forme-te-shkruar/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024