25 serbë u paguan rreth 130 mijë euro nga MINT pa shkuar në punë
Biznes
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbi 127 mijë euro ka shpenzuar vitin e kaluar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pagesa të 25 serbëve, të cilët nuk shkuan asnjë ditë në punë. Këta punonjës janë të angazhuar në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, për integrimin e personit “Mbrojtja Civile”, e cila ditë më parë u shpall organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës. Kështu thuhet në raportin për pasqyrat vjetore financiare të MINT të vitit 2022, e cila u shqyrtua në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Me debate të ashpra u karakterizua mbledhja e këtij komisione, ku u shqyrtuan dy raporte të auditorit. Deputetë të pushtetit e opozitës janë përplasur për të gjeturat e këtyre raporteve, për të cilat ka raportuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi raportin e auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se kanë gjetur një sistem, i cili nuk kishte politika të mirëfilltë për sektorin privat. Sipas saj, këto gjetje tregojnë se Kosova nuk ka arritur të zbërthejë potencialin e sektorit privat për t’u zhvilluar.

Hajdari tha se zona ekonomike e Drenasit ka shumë probleme me mungesë të ujit dhe kanalizimit

Më tej, ajo shtoi se nuk ka pasur njësi që të menaxhojë zonën ekonomike.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi tha se as ministrja nuk duhet të ndjehet krenare me punën dhe gjetjet nga raporti.

Në shqyrtimin e këtij raporti, janë përplasur deputetja Bytyqi me deputeten e LVV-së, Mirlinda Tishukaj Sadriu.

Pas këtij debati, deputetja e opozitës ka lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e këtij komisioni. 

Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar edhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare të MINT, për vitin e kaluar. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti në shpalosjen e të gjeturave, tha se vitin e kaluar janë paguar 25 serbë në vlerë prej mbi 127 mijë euro edhe pse nuk kanë shkuar në punë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka kritikuar ministren Hajdari për mungesën e transparencës dhe mos auditimin për rezervat shtetërore. Ajo tha se Qalaj po shpif, për çka ka ndërhyrë edhe deputetja, Mirlinda Tishukaj Sadiku.

Deputetit të PDK-së iu kërkua që të kërkojë falje nga deputetët e shumicës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është pajtuar pjesërisht me këtë raport të auditimit për vitin 2022. /Sh.Pajaziti/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
309
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024