Hovenier pas takimit me Kurtin: Tensionet ndikojnë negativisht te investimet e huaja
Biznes
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ngritja e tensioneve ndikon keq në klimën e investimeve në Kosovë. Këto deklarata Hovenier i ka bërë në takimin me përfaqësues të bizneseve, të mbajtur bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Ai e ka quajtur të rëndësishëm takimin për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit privat.

“Isha pjesëmarrës në një takim të rëndësishëm që kishte kryeministri Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter, ku ka treguar për takimin e sotëm.

Ndërsanga Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikatë për media është thënë se “në takim u diskutua për mundësitë dhe sfidat, në sektorin privat, me theks te financimi i zgjerimit të biznesit dhe fuqia punëtore, si dhe për mënyrat se si të tërhiqen edhe më shumë investime të huaja direkte në vendin tonë”.

https://kosovapress.com/admin/sfidat-ne-sektorin-privat-kurti-dhe-hovenier-takojne-perfaqesues-te-bizneseve/

Aty thuhet se kreu i ekzekutivit theksoi rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, potencialin që ka Kosova dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me sektorin privat.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024