Daja: Jemi përballë një rivali shumë të vështirë, por s’do ta parkojmë autobusin
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka konsideruar Ludogoretsin si një rival shumë të vështirë, por sipas tij, skuadra e tij nesër do të sulmojë që nga minuta e parë dhe nuk do të kujdeset vetëm për fazën defanzive.
Duke folur në konferencë për media, ai ka thënë se nesër lojtarët duhet “të japin shpirtin në fushë” pasi “prezantohet futbolli i Kosovës në Evropë”.
“Jemi përballë një ndeshje tejet të rëndësishme. Nesër luajmë kundër një rivali shumë të fortë siç është Ludogoretsi. Gjithsesi ne jemi gati. Ajo që mund të them është se ne nuk jemi përgatitur që të mbrohemi e ta parkojmë autobusin por të luajmë lojën tonë edhe në fazën ifanzive”, tha Daja.
Të vështirë ndeshjen e cilësoi edhe mbrojtësi i krahut, Armend Thaçi.
Ai tha se garat evropiane sjellin kundërshtarë të tillë dhe se duhet “të jesh gati”.
Daja dhe Thaçi iu bënë thirrje tifozëve që të jenë në numër sa më të madh të pranishëm në “Fadil Vokrri” duke thënë se do të luajnë për ta bërë krenare Kosovën.
Sfida mes Ballkani dhe Ludogoretsit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.