O sa mirë në Prishtina Mall: Një kthim në shtëpi si askund tjetër
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Këtë vit, Prishtina Mall, qendra tregtare dhe argëtuese më e madhe në Evropën Juglindore, po hap dyert e saj për të mirëpritur diasporën në shtëpinë e tyre për një kohë të paharrueshme. Duke u mburrur me një sërë ofertash të jashtëzakonshme dhe shërbime të klasit botëror, Prishtina Mall ju premton një përvojë që tejkalon të gjitha pritshmëritë, duke e pozicionuar veten si destinacioni më interesant i blerjeve dhe argëtimit në Evropën Juglindore.

Me një hapësirë prej 240.000 m² kjo qendër madhështore Kosovën po e shndërron në epiqendër të rajonit. Me shumë vizitorë nga i gjithë rajoni që nga hapja e saj, Prishtina Mall po hamendësohet të jetë shtytësi kryesor i turizmit dhe ekonomisë në Kosovë për vitin 2023.

Prishtina Mall është bërë një destinacion ideal, jo vetëm për vendasit, por edhe për diasporën që kërkon një ndjesi të shtëpisë. Ajo e kupton mallin e thellë që diaspora mbanë në zemrat e tyre dhe shërben si një urë lidhëse për ata që janë larg atdheut të tyre. Për këtë arsye Prishtina Mall mirëpret diasporën, duke ofruar një mjedis që ofron familjaritet, por që njëkohësisht i kapërcen kufijtë gjeografik.

Prishtina Mall krenohet me llojllojshmërinë mbresëlënëse të markave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e bërë të mundur blerjen e linjave më të fundit të modës, produkteve me cilësi të lartë dhe koleksioneve më ekskluzive. Me më shumë se 230 dyqane, nga veshjet sportive, markat më të njohura të bukurisë e deri tek dyqanet “high-fashion”, Prishtina Mall ofron një hapësirë lehtë të qasshme duke siguruar që vizitorët të mund të gjejnë gjithçka që dëshirojnë, nën një cati.

Zona e argëtimit është si asnjëherë më parë. Nga xhirot me GoKart, lojërat arcade, përvojë VR, e deri te shfaqja e filmave më të rinj në kinemanë më inovative e cila sjellë për herë të parë në rajon përvojën 4DX, më shumë se 11,000 m² të kësaj qendre u janë dedikuar vetëm argëtimit. Zona e argëtimit në Prishtina Mall është vendi perfekt për të kaluar një vikend fantastik me miqtë dhe familjen tuaj.

Të apasionuarit e ushqimit do ta zgjedhin zonën e ushqimit si zonën e preferuar brenda qendrës. Me një kuzhinë multikulturore duke ofruar ushqime të ndryshme nga kuzhinat e gjithë botës, Prishtina Mall ka kuruar këtë kënd për të përmbushur shijen e çdo kujt. Nuk mungojnë as kafenetë komode e baret e ndryshme, për të shijuar kafen e mëngjesit ose një koktel në mbrëmje. Vizitorët do të kalojnë një kohë fantastike me një aventurë gastronomike, duke eksploruar një botë shijesh në skenën e kuzhinës që Prishtina Mall ofron.

Prishtina Mall është shumë e lumtur të mirëpres të gjithë bashkatdhetarët që të krijojmë kujtime të bukura së bashku. O sa mirë me qenë në Prishtina Mall, një kthim në shtëpi si askund tjetër!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024