Tragjedi në Kavajë, mbytet babai me dy djemtë e mitur
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre persona u mbytën sot në bregdetin e Kavajës duke notuar në plazhin Vilë Boshtovë.

Babai 50 vjeç, me dy djemtë e mitur nga Tirana 13 dhe 15 vjeç, ishin duke notuar në det teksa ende nuk dihen rrethanat se si u mbytën.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare ndërhynë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit ndërruan jetë si pasojë e rrymave detare, shkruan Tch.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024